Shkodër, policia kërkon të futet me forcë në KZAZ-në nr.2

444
Sigal

Policia e Shkodrës kërkon të futet me forcë në KZAZ-në nr.2 në këtë qytet. Ditën e sotme policia ka shkuar në ambientet e KZAZ-së, por është penguar nga punonjës të bashkisë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.
Policia e rendit dhe FNSH kanë debatuar me punonjësit dhe ish-deputetët, duke kërkuar që të marrin në kontroll KZAZ-në nr.2 në Shkodër.

Por punonjësit u kanë shpjeguar se ambientet janë në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe nuk do lejohet që të përdoren për KZAZ-në, pasi presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Më herë Voltana Ademi i ka kërkuar ndihmë policisë për lirimin e ambienteve, por duket se policia kërkon të marrë vet në kontroll KZAZ-të.