Shkodër, Meta prezanton Bazhdarin “Zgjedhja e duhur, LSI e mbështet”

393
SHKODER – Kryetari i Kuvendit njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka prezantuar përpara strukturave të kësaj partie kandidaten e mazhorancës për zgjedhjet vendore Keti Bazhdarin.
Në fjalën e tij krah Bazhdarit, Kryeparlamentari Meta ka shprehur vlerësimin për kandidaten e mazhorancës duke theksuar edhe një herë mbështetjen e LSI për të si një alternativë fituese në zgjedhjet e qershorit.
Sipas Metës, zgjedhja e Bazhdari është një mesazh i qartë për të gjithë Shqipërinë, me qëllim promovimin e grave dhe përfaqësimit të tyre në politikë, si dhe një zgjidhje për problemet e qytetarëve.
Kreu i LSI-së nënvizoi se falë mbështetjes së qeverisë dhe gjithë qytetarëve shkodranë do të bëhet e mundur që qytetit verior t’i jepet shkëlqimi duke sjellë ndryshimin e tij.
“Ne hodhëm një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjnore. Në këto zgjedhje gratë dhe vajzat do të përfaqësohen. Zgjedhja e Bazhdarit në krye të bashkisë është mesazhi i Shkodrës për gjithë Shqipërinë. Bazhdari ka frymën e bashkëpunimit sepse nëse nuk ke bashkëpunimin dhe ekipin nuk ke sukses por zonja Bazhdari i ka këto cilësi tepër pozitive. Shkodra meriton një ndryshim të madh. Një ndryshim të guxishmshëm. Jam tepër i kënaqur me Keti Bazhdarin dhe zgjedhja edhe e LSI. Bazhdari nuk do të bëhet kryetare për të vegjituar por ka një mision për të bashkuar dhe ëndrrat tuaja dhe të qytetarëve per t’i dhënë shkëlqimin Shkodrës jo vetëm. Shkodra prioritet i qeverisë. Bërja e stadiumit mesazh i rëndësishëm.” tha në fjalën e tij Meta
Nga ana e saj vetë kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë garantoi se do të punojë për të ndryshuar Shkodrën, teksa ka falënderuar LSI për mbështetjen.
“Jam mirënjohëse për mbështetjen që më jepni në këtë garë. Koalicioni qytetar së bashku me mbështetjen tuaj ne do ndryshojmë Shkodrën. Së bashku do mundësojmë ndryshimin e këtij qyteti.” u shoreh Bazhdari 

Meta dhe Bazhdari në biznesin fason
Kryeparlamentari Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër, për të inaguruar një fabrikë rrobash.Krah tij ka qenë edhe Keti Bazhdari, e cila dy ditë më parë u konfirmua si kandidatja e mazhorancës për Bashkinë e Shkodrës. Shfaqja e Bazhdarit krah Metës, shihet si një mbështetje e këtij të fundit dhe LSI-së ndaj saj. Keti Bazhdari ka kërkuar gjatë fjalës së saj nga qeveria dhe parlamenti, që të kthejnë vështrimin ndaj industrisë së fasonëve, duke krijuar mundësinë që kjo të shërbejë si një bazë zhvillimi dhe për market shqiptare. Bazhdari kërkoi edhe ndërhyrje në legjislacionin shqiptar për këtë çështje. Meta nga ana tjetër tha se do të dëgjojë zërin e bizneseve për këtë çështje, duke qenë se vetë LSI është një nga mbështetësit më të mëdhenj të fasonëve. Ai garantoi ndërkohë, mbështetjen politike për kandidaturën e Bazhdarit në Shkodër. Shkodra është një nga qendrat më të mëdha të fasonëve në vend. Vetë Bazhdari është një prej investitorëve në këtë fushë.
Sigal