Shkarkohet për fjalorin banal burri i zv/ministres së Brendshme

475
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës pas fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.

Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”.