Shkarkimi i Gledis Nanos, ja kush do jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit

182
Sigal

Mësohet emri i ri i Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha sot se detyrat e Gledis Nanos për momentin do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë Tonin Vocaj dhe shumë shpejt besoj do t’ju lajmërojmë dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Por ndërkohë burimet bëjnë me dije se drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të jetë Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.

Sipas burimeve, Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për të qenë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.