Shkarkime në qeveri dhe administratë, Spahiu: Si mbulohen skandalet e “rilindjes”

459
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me shkarkimet e fundit të bëra nga Edi Rama.

Spahiu ka shkruar se qeveria ka vijuar me estradë arrestimesh politike, duke kërkuar fajtorët te LSI, teksa ka shtruar një sërë pyetjesh për Prokurorinë e Përgjithshme.

Ja postimi i plote i Spahiut:

Si mbulohen skandalet e “rilindjes” me shkarkime!

U shkarkuan 7 ministra, dhe bashkë me ta u harruan skandali i “Unazës së Re”, abuzimet me rrugët dhe financat.

Pas Ministrave, radha u erdhi Drejtorëve, të cilët firmosën vjedhjet…

Vetëm në Ministrinë e Energjisë u shkarkuan 6 drejtorë, duke u shkërmoqur komplet si institucion….

Dhe pas gjithë këtyre skandaleve, prokuroria çfarë bën?! Vazhdon me estradë arrestimesh politike, duke kërkuar fajtorët te LSI…

Shumë mirë bën, por kjo prokurori përveç byzylyqeve, a do merret ndonjë ditë me këto miliarda që avullojnë çdo ditë?!

Si ka mundësi që janë bërë 1 miliard euro koncesione, shumica abuzive, dhe nuk ka nisur asnjë hetim….

Si ka mundësi që përgjimet kanë plasur sheshit për blerje votash dhe asnjë fletë-arresti…

Ps: Herën tjetër arrestoni ndonjë roje, dhe mundësisht akuzojeni për skandalin e Unazës së Re