‘Shkallmimi i trashëgimisë historike, mentalitet diktatorial!’/ Prof. Dr. Tritan Shehu: Rilindja në gjurmët e osmanëve dhe komunistëve

332
Sigal

Përmes një postimi në Facebook, i nitur edhe nga ngjarjet e fundit te Teatri Kombëtar, ish deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se, shkatërrimi i trashëgimisë historike është mentalitet diktatorial.

Duke sjellë shembuj nga historia, Shehu thekson se, ashtu si pushtuesit osmanë dhe regjimi komunist, edhe Rilindja po shkatërrojnë objekte me vlera historike.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Shkallmimi i trashegimise historike, mentalitet diktatorial!

Trashegimia italiane, pjese dermuese e asaj Perendimore, vazhdon te asgjesohet; karakteristike kriminale kjo e viteve te Rilindjes.

Pushtimi otoman shkaterroi e tjetersoi nje pjese te madhe te objekteve te historise sone te deri atehereshme.

Rregjimi komunist, pervec asgjesimit te objekteve te kulteve, vazhdoi te rrafoshje shume vlera te pa zevendesueshme te historise e te perkatesise sone te ndertuara ne vitet 20-30, duke i zevendesuar ato me disa « monstra » arkitekturale e urbanistike, te huazuara nga Lindja ruse.

Kjo Rilindje po i shkaterron edhe ato pak qe i shpetuan atij « tsunami ».

Shkaterroi Sheshin Skenderbeg, duke humbur keshtu « fytyra » e Tiranes dhe e Shqiperise, duke krijuar nje kaos te vertete urbanistik e te trafikut, duke shtuar disa here ndotjen e ambjentit etj, etj.

U shkaterruan objekte te tjera me vlera historike, si kinemate e vjetra te qytetit, Stadiumi i futbollit, simbol e krenari e vertete, duke e zevendesuar ate ne qender te qytetit ate me nje « dinosaur » te perbindshem, etj.

Edhe lista tashme zgjatet per te arritur tek Teatri historik, qe kerkohet te zevendesohet po me kulla betoni.

Shqiperia fatkeqesisht i ka me pakice objektet deshmimtare te historise sone; ne vend qe t’i rruajme me fanatizem ato, po i vihet perseri « kazma ».

Nga Historia kane frike vetem diktatoret, ata jetojne me absurdin: « Bota fillon e mbaron me mua ».