Shezai Rrokaj: Trau i faraonit

616
Janë dy botë: ajo matanë, ku rri faraoni në piramidën e Surrelit. 
Aty ku bëhen plane, mbi Shqipërinë në hartë: me nëntokë, mbitokë, bregdet, mal e fushë, ku faraoni vë gishtin për të nginjur urinë e pangopur. 
Këtej një botë tjetër, ajo e rinisë që rrit shpresën për një Shqipëri pa drogë, pa kriminelë, ku bëhet drejtësi për të gjithë njësoj, ku merret shërbimi e arsimi cilësor, ku është shpresa dhe jo makthi i pangopësisë. Andej, matanë thurren intrigat, shënjohen kurbanët e shpërthejnë gostitë pantagryeliane. Këtej një grup të rinjsh të vendosur për t’i dalë zot vendit, me dashurinë e rinisë tyre. Andej, Ai, faraoni, i mbrojtur prej mureve të kullës së rrumbullakët dhe skafandrave që kundërmojnë erë shtetrrethimi. Këtej Floi, Klevi, Belindi e plot të tjerë, të lirë si ajri e ëndrra pa kufi i vunë traun faraonit për ta mbyllur përgjithmonë ne kullën e tij, sepse Shqipëria është e tyre, jo e tij.
Sigal