Shezai Rrokaj: Deklaratat e MASR për pagat e pedagogëve janë mashtrime, ja e vërteta

433
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj ka reaguar ashpër ndaj Ministres së Arsimit mbi situatën e krijuar në universitet ku pedagogët janë akoma pa marrë pagat.
Rrokaj me anë të një postimi në rrjetin socuial facebook ka thënë se deklaratat e MASR për pagat ka të pavërtetva. Aty nuk ka asnjë pengesë ligjore siç pretendon ministrja.
Ja postimi i plotë:
Deklarata e MASR për pagat e vonuara ka të pavërteta. Të ardhurat e tyre universitetet i trashëgojnë qysh prej Ligjit të 2007-ës. Si rregull, me kalimin në parlament të buxhetit ai u kalohet ministrive dhe prej tyre institucioneve të varësisë. Pra, nuk ka asnjë pengesë ligjore.
Dyshoj se ajo që nuk thuhet ka të bëjë me një ‘betejë’ me thikë nën brez të MASR me IAL-të. Ku fle lepuri sipas meje? Meqenëse Qeveria buxheton nga 5% të PBB -së që ishte parashikuar vetëm 3%, arsimi i lartë zë 0,45 % të PBB-së. Ky buxhetim i ulët ka bërë që fondi i pagave të mos mjaftojë për 12 muaj, por vetëm 10 muaj, që do të thotë se 2 muaj IAL-të i mbulojnë nga të ardhurat. Zakonisht, këta dy muaj janë nëntori dhe dhjetori.
Dyshoj se ministria mund të ketë dashur t’i detyrojë universitetet të përdorin të ardhurat e tyre të trashëguara qysh në fillim të vitit kalendarik. Kjo mund ketë ndodhur për shkak të mosgrumbullimit të të ardhurave mbi të cilat mbështetet fondi i pakushtëzuar i buxhetit të shtetit.


Sigal