Sheshi i Musolinit, zëvendëson “heroin e popullit”, Qemal Stafa

738
Sigal

Emri i heroit të LANÇ që u vra, më 5 Maj nga fashistët e pagëzuan gjatë pushtimit. Ndërkohë që për ” Sheshin Italia” shifra arrin në 7 miliardë lekë

Edhe 1,8 milionë € të tjera për rindërtimin e Sheshit Italia. Shifra arrin mbi 5,5 € në total

Emri i heroit të LANÇC, Qemal Stafës, zëvendësohet me atë që vendosi Musolini

Rreth tre vite më parë nisi shkatërrimi i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Shkatërrimi i stadiumit u shoqërua me replika të shumta dhe brenda këtij “investimi” fshiheshin edhe shumë interesa ekonomike ,financiare, klienteliste etj. Sigurisht populli ka një shprehje që thotë se “Fshati që duket nuk do kallauz”. Dhe kallauzi tashmë është ngritur në formën e bishtit të “xhezves” , brenda së cilës sigurisht ndodhet edhe ‘kafeja”. Por kjo është një tjetër çështje që kur të formatohen organet e specializuara, SPAK dhe BKH, do të dëgjojmë çudira, sikurse dëgjuam për shumë kryeministra dh, pse jo edhe përfaqësues të lartë të futbollit Botëror dhe Evropian.

Por le t’i kthehemi një tjetër problemi, sikurse është ai i emrit të stadiumit simbol të Kombit shqiptar me emrin e Heroit të Popullit Qemal Stafa. Çuditërisht pas rehabilitimit të shumë kolaboracionistëve dhe ngritjes së tyre në piedestal tani i erdhi radha të fshihen nga historia emrat e atyre që derdhën gjakun për çlirimin e vendit dhe bënë historinë e Shqipërisë. Pikërisht qeverisë së “Rilindjes” i vjen turp nga heronjtë dhe me madhështi ngre lartë emrin e sheshit para stadiumit të pagëzuar “Sheshi Italia”. Dhe ky emër jo rastësisht, pasi ky shesh është produkt i Musolinit në kohën e pushtimit fashist. Ishin pikërisht këta fashistë të Duçes që vranë heroin Qemal Stafa. Çfarë paradoksi! Çfarë turpi për veteranët dhe Komitetin e LANÇ, i cili është strukur dhe nuk ka kurajën t’u thotë të gjithë familjeve të dëshmorëve që të mos besojnë më tek “Rilindja” e Ramës . Heshtja e tyre dhe mashtrimi me një tas supë, është – të hash turpin me bukë. Historia do ta ndëshkojë këtë shoqatë që shkeli mbi amanetin dhe gjakun e dëshmorëve, heronjve dhe partizanëve të Luftës së lavdishme të LANÇ. Por le t’i kthehemi investimit për të kuptuar edhe këto që trajtuam më lartë:

Qeveria ka dhënë 1,8 milionë € të tjera për rindërtimin e Sheshit Italia, përpara Stadiumit të Ri Kombëtar. Më parë ajo kishte akorduar rreth shumën 2,8 milionëve € për ndërtimin e parkingut nëntokësor të sheshit, pa llogaritur shpenzimet e shpronësimeve, kostoja e rindërtimit të sheshit, deri tani, ka arritur në mbi 5,5 milionë €. Punimet do të zgjasin 3 muaj dhe parashikojnë shtrimin me pllaka të sheshit dhe një rrugë dy kalimëshe midis Pallatit të Kongreseve dhe Kolonave. Punimet do t’i kryejë kompania Salillari, e cila ka fituar tenderin e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke paraqitur ofertën më të ulët. Në garë morën pjesë edhe katër kompani të tjera: Alb-Star (€2,4 milionë); 4A-M & Ed-Konstruksion (€2,2 milionë; Fusha (€2,5 milionë euro) dhe Gjikuria, e cila nuk paraqiti ofertë. Fillimisht, në sheshin Italia u ndërhy për të ndërtuar parkim nëntokësor, projekt i financuar nga buxheti i shtetit me 2,8 milionë € euro. Punimet po i kryen kompania Alb-Star, e cila ndërton edhe stadiumin e ri kombëtar. Në fillim të korrikut, u shemb një ndërtesë që ndodhej aty, për të filluar rindërtimin e pjesës sipër të sheshit. Qeveria kishte vendosur, katër muaj pasi e kishte legalizuar një kat shtesë, shpronësimin e asaj ndërtese me rreth 850 mijë euro, edhe pse leja e ndërtimit ishte dhënë që në kohën kur në krye të bashkisë së Tiranës ishte vetë kreu i “Rilindjes”. Shembja u bë me nxitim, në arbitraritet dhe dhunë qeveritare. Bizneseve nuk iu dha kohë për të zbrazur ndërtesën. Me shembjen autoritetet dëmtuan materialet e zyrës së një biznesi që kishte marrë mjediset aty me qira. Kostoja 5,5 milionë euro për rindërtimin e Sheshit Italia është afërsisht sa gjysma e parave që u shpenzuan për rindërtimin e Sheshit “Skënderbej”.

Në fakt, ajo që nisi si një ndërhyrje për të shtuar kapacitetet e parkingjeve të qytetit do të mbyllet me një kosto të lartë, duke nxitur dyshime për afera korruptive. Exit.al ka shkruar më parë për tenderët e dyshimtë prej miliona eurosh për parkingun nëntokësor me kosto totale 2,8 milionë euro në Sheshin “Skënderbej”. Në total, vetëm për rindërtimin e 3 shesheve me parking nëntokësor janë shpenzuar deri më sot mbi 25 milionë euro.