Sherr në Gjykatën Administrative të Tiranës

2628
Sigal

Nafije Hasko, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës i përvishet Kryetarit të Gjykatës Eriol Roshi

Ndërsa hidhej shorti në Gjykatën Administrative të Tiranës, të gjithë gjyqtarët e pranishëm janë shokuar nga fakti që, Nafije Hasko, gjyqtare në këtë gjykatë i ka kërkuar kryetarit të gjykatës Eriol Roshi, të pushojë nga puna sekretaren e saj, Dorina Cekiri. Një ditë më parë, znj.Cekiri ka braktisur seancën gjyqësore, duke i lënë palët në gjyq jo vetëm të shokuara, por dhe pa mbyllur seancën gjyqësore. Sekretarja gjyqësore, Dorina Cekiri, pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye braktis seancën, pra braktis punën dhe shkon në qejf të vet, a thua se është në pazar dhe jo në një gjykatë të rëndësishme? Gjyqtarja Hasko, me të drejtë, i ka kërkuar kryetarit pushimin e saj nga puna, po kryetari me shumë se ligjin dhe disiplinën e punës, ka frikë Fatimen, drejtoren e re të Tiranës dhe anëtare e kryesisë së partisë. Njëkohësisht edhe mentorja e sekretares, e cila menjëherë e ka mbajtur frymën tek kjo e fundit. Dikush mund të pyesë se, ç’hynë Fatimja në këtë mes? Fatimja hyn se, e pyetur nga bashkëpunëtori ynë, sekretarja ka thënë që, ka qenë zëdhënësja e Fatimes gjatë fushatës elektorale dhe Fatimja e ka çuar në punë! Këtë fakt e konfirmon dhe një sekretare tjetër aty, zonja Juniku, që gjithashtu ka qenë sekretare gjyqësore, por që kryetari e hoqi se nuk dinte të shkruante në kompjuter. Por, le të kthehemi te sherri i sotëm në gjykatën më të re të vendit. Jo vetëm çdo gjyqtar, por çdo jurist me njohuri fillestare, e di se çfarë rëndësie ka puna e sekretares gjyqësore në një gjykatë. Ndaj lënia e procesit gjyqësor në mes, braktisja e seancës, mos administrimi i provave, nuk janë vetëm shkelje administrative, por janë shkelje për përgjegjësi penale. Ndaj, zoti Roshi të mos bëjë llogari karrigen e tij meqë është i komanduar në atë detyrë, e pret të emërohet, por të zbatojë ligjin e shtetit, jo ligjin e Fatimes. z.Roshi duhet ta dijë që mund të emërohet në atë detyrë vetëm duke dëshmuar integritet në zbatimin e ligjit dhe jo duke bërë llogari se, meqë ja kanë emëruar gruan në ministrinë e drejtësisë, të tolerojë shkelje të tilla flagrante. Pavarësisht motive se përse zihen gjyqtarët, për mikeshën e Fatimes apo për Sarën që ka problem edhe me kompjuterin, jemi para një akti flagrant të shkeljes së ligjit dhe të kodit të etikës. Dhe si mund të flasim pastaj për drejtësi?!