Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagon ambasada britanike: Thellësisht të shqetësuar nga …

301
Sigal

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës policore ndaj qytetarëve që ishin në mbrojtje të tij.

‘Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri’, shkruhet në reagimin e ambasadës Britanike në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri.

Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë.

Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë.