Shehu : Vendi është nën pushtetin e “Grushtit të Shtetit”

322
Sigal

Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Z.President, në Shqipëri nuk ka “përpjekje për Grusht Shteti”, Shqipëria është “nën Grusht Shteti”!
Tashmë vendi është nën pushtetin e “Grushtit të Shtetit”, që po konsolidohet duke na çuar nga autokracia në diktaturë.
Sa vite ka Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, a nuk mjaftojnë këto për të definuar një “Grusht Shteti”?!
A nuk është Shqipëria me një Parlament monist antikushtetues me vetëm 122 prej një viti, kur në çdo demokraci do të mjaftonte vetëm një ditë e tillë për përshpërndarjen e tij e kalimin në zgjedhje, nqs nuk do të ishim nën “Grusht Shteti”?!
A nuk ka Shqipëria një Qeverisje Vendore “të klonuarish”, të “votuar” nga më pak se 15% e popullësisë në një proces antikushtetues, qe do ishte e mjaftueshme edhe në autokraci për të shkuar në zgjedhje vendore, përveçse nën “Grusht Shteti”?!
A nuk u zëvëndësuan ligjet demokratike me disa “Dekrete normative” larg parimeve të familjes sonë europiane, si nën çdo “Grusht Shteti!?
A nuk është Shqipëria i vetmi vend Perendimor ku në bazë të këtyre akteve Policia e një “Grushti Shteti”, mund të dhunojë qytetarin, banesën e tij, mjetin, pasurinë e tij pa mandat të drejtësisë, kur dhe në diktaturën komuniste nuk ndodhte kjo pa ndonjë paçavure të firmosur e vulosur!?
Dhe diçka, a nuk është braktisja masive që po i bëhet Shqipërisë nga qytetarët e saj, një tipar për vendet nën “Grusht Shteti”?!
Z. Meta, të themi të verteten, Shqipëria është tashmë nën një “Grusht Shteti”, dhe ai “Grusht Shteti” mund të frenohet e “groposet”, vetëm nqs përceptohet e përballet si i tillë nga qyetarët e vendosur.