Shehu: Të përgatitemi për zgjedhje para 2017-s

462
Tritan Shehu, një nga figurat kryesore të PD-së, analizon situatën në vend, gabimet në qeverisje që po çojnë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Ai thotë në një intervistë se “unë i shikoj zgjedhjet parlamentare shumë të mundshme edhe para 2017-tës. Qeverisja është në pikat e saj me të ulta.”
Nga ana tjetër, për klimën e krijuar së fundmi në PD, pas dy humbjeje radhazi, ai shprehet se “askush nuk mund mund të flasë për fitore, por as me ngjyra tragjike e pesimiste humbjeje” . Debatet brenda saj i konsideron si më shumë të stisura nga media sesa reale, pasi brenda partisë ekziston “një ndërthurje harmonike” e strukturave dhe e brezave, që nuk ekziston tek mazhoranca.
Po ashtu, me syrin e profesionistit, Shehu ka bërë kritikat për mënyrën sesi po drejtohet Ministria e Shëndetësisë dhe reforma e e qeverisë e në veçanti, sesi po operon Ministria e Jashtme e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Sigal