Shehu: Rama të publikojë dokumentin e ekspertëve gjermanë

267
Sigal

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se strategjia e testimeve që po ndjek Shqipëri është konsultuar dhe me ekspertët gjermanë. Ish-ministrit Tritan Shehu, në një reagim në Facebook, shprehet se pas kësaj deklarate kontratiktore kryeministri e ka detyrim publikimin e dokumentit të ekspertëve gjermanë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

“Kryeministri te publikoje “dokumentin zyrtar” kunder testimeve te “eksperteve” gjermane!

Sot Kryeministri deklaron se eksperte zyrtare gjermane e kane keshilluar te mos beje testime te popullesise, se ne Gjermani kjo nuk behet, se aty testojne vetem personat e kontaktit…dhe keta qenkan “eksperte” te vene ne dispozicion nga vete Merkel!!!

O tempora o more!!! Se pari ekspertet zyrtare, sigurisht edhe ata gjermane per opinione kaq te rendesishme te dhena, lene dokumenta te shkruara me emer e mbiemer poshte.

Se dyti dua te kujtoj Kryeministrin se ne Gjermani aktualisht realizohen reth 500 mije teste me tampone ne jave, se ata kane prodhuar tashme aparatura portative e te shpejta per te realizuar kete kudo. Mjafton te shikosh pamjet nga TV e atij vendi, te degjosh komentet, a te lexosh dicka, do te konstatosh se kjo po realizohet kudo aty, edhe ne makine.

Mbas pak ditesh Gjermania do te kaloje ne 5 milion teste te tilla ne jave se bashku me nje depistim horizontal imunologjik te popullesise kudo, ne qendra pune, ambjente private e publike etj, duke shfrytezuar te gjitha kapacitet, qe nga mjeku i familjes, qe eshte ne linje te pare e deri te laboratoret veterinare.

Besoj se gjithe kjo behet nen drejtimin e Zj.Merkel e eksperteve te saj, qe e kane kthyer Gjermanine ne vendin model ne kete ballafaqim dhe jo pa dijenine e saj, sic mund te deduktosh nga deklarimi i Kryeministrit tone!

Per ilustrim shikoni vete fotot e meposhteme nga Gjermania e gjykoni, nuk me duken montazhe!!!”

Gepostet von Tritan Shehu am Freitag, 24. April 2020