SHBA/ Senatorët: Çështja “McGonigal” vijon të jetë nën hetim

116
Sigal

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët kanë vizituar Shqipërinë ditët e fundit, kanë folur edhe sa i takon çështjes McGonigal, në të cilën përmendet dhe emri i kryeministrit Rama.

Në një intervistë për “A2 CNN” dy senatorët u shprehën të rezervuar dhe thanë se nuk mund të komentojnë për çështje, të cilat janë ende në hetim, qoftë për shtetas amerikan apo shqiptarë. Ata thanë se duhet të pritet që drejtësia të flas që më pas të arrihet në konkluzione.

“Sigurisht, nuk jam i shqetësuar për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ato nuk kanë qenë kurrë më të mira. Këto janë akuza serioze, por tashmë janë pjesë e një procesi penal që është ende nën hetim. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm, pasi si anëtarë të Senatit amerikan, ne nuk komentojmë për çështje, që janë ende nën hetim, qoftë për qytetarët amerikanë, ose për qytetarë të shteteve të tjera. Jemi duke ndjekur çështjen dhe presim të përfundojë”,- u shprehën ata.