SHBA: Mbështesim krijimin e një organi me autoritetin për të hetuar zyrtarë të korruptuar

416
Sigal

E pyetur nga Zëri i Amerikës, pas komenteve të autoriteteve shqiptare, ambasada amerikane përmes një zëdhënësi shpjegoi se sic ka komentuar kohët e fundit edhe ambasadori Donald Lu, ajo “mbështet krijimin e një organi ligjzbatues me kapacitete të avancuara hetimore dhe autoritetin për të hetuar kriminelë apo zyrtarë të korruptuar në nivelet më të larta.

Zyrtarë të FBI nga SHBA së fundi ishin në Tiranë për të diskutuar krijimin e një Byroje Kombëtare të Hetimit dhe për të ndarë ekspertizën e tyre për të mbështetur përpjekjet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve.

Sigurisht, Byroja – shpjegoi zëdhënësi – duhet të përputhet plotësisht me Kushtetutën e Shqipërisë, prandaj opinioni dhe udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë do të jenë shumë të rëndësishme për të ndihmuar ligjvënësit shqiptarë që të përshtasin ligjin e tanishëm dhe për t’u siguruar që do të jetë kushtetues.

Do të jetë e rëndësishme që çfarëdo ligji i rishikuar të hartohet në mënyrë tërësore dhe përfshirëse”, përfundoi zëdhënësi