Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një mesazh alarmues.
Në mesazhin e sigurisë thuhet se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Në mesazh thuhet se duhet treguar kujdes i shtuar në vende të zakonshme si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube e restorante.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar,” thuhet në mesazh.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.
“Të qëndrojnë të vëmendshëm në çdo moment
Të jenë të vetëdijshëm për rrethinën ku ndodhen
Të rishikojnë planet personale të sigurisë
Të mbajnë telefonin të karikuar për raste emergjente”, thuhet në njoftim.


















