SHBA: Ambasadorja e re, Ja 3 prioritetet për Tiranën

510
Sigal

Ambasadorja e re e SHBA në Tirianë flet në Senat: Duhen institucione demokratike, zgjidhje e krizës politike

E nominuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ka dalë para Senatit ku edhe ka folur për agjendën e saj pas akreditimit në Tiranë. Zonja Kim ka thënë se Shqipëria do të inkurajohet për vijimin e reformave ndërsa ka theksuar se mbështet gjithashtu ngritjen e SPAK dhe BKH-së.

“Tre janë prioritetet:

I pari, inkurajimi i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimit për rritjen në 2 % të prodhimit të brendshëm të shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.

Pika e dytë është promovimi i zhvillimit të Shqipërisë si një vend demokratike dhe vijimi i mbështetjes për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në terma të menjëhershëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE

Pika e tretë është rritja e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për të ngritur institucionet demokratike. Do të inkurajojmë Shqipërinë për reformat dhe ta ndihmojmë atë për ngritjen e institucioneve të reja”, tha Yuri Kim, ambasadorja e re e SHBA në Tiranë.