Sezoni i gripit, Vasili: Pak rreptësi dhe kontroll jep siguri për shëndetin e qytetarëve

406
Sigal

Në një kohë kur ky është një sezon i gripit dhe virozëve, nënkryetari i LSI-së, njëherësh dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili vjen me një apel për shëndetësinë.

Përmes një postimi në faqen e tij  ‘Facebook’, Vasili thekson se Shqipëria ka eksperiencë në të shkuarën në përballimin e SARS në vitin 2003. Sipas tij adaptimi i të njëjtave masa epidemike të 2003-ës duhet të merren dhe tani.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shqipëria ka eksperience mjaft të mirë në të shkuarën në përballimin e SARS(Severe Acute Respirator Sindom) në pandeminë e prillit të vitit 2003.
Adaptimi i të njëjtave masave epidemiologjike të vitit 2003 është logjik edhe tani.
Le ti shohin dhe ti bëjnë pa humbur kohe, se i kanë të gatshme pasi ajo ishte një histori suksesi e certifikuar për Shqipërinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pak rreptësi më shumë në parandalim dhe kontroll do të thotë më shumë siguri për shëndetin e qytetarëve. Të fitohet koha ky është kyçi i suksesit në përballimin e risqeve epidemike.