Sesioni i ri parlamentar, PD me konflikt të brendshëm, Rama me Presidentin turk Erdogan

304
Sigal

Sesioni i ri parlamentar do të nisë diskutimet të hënën me ndryshimet në grupin parlamentar të PD si dhe do të mikpresë Presidentit turk Erdogan. Të majtët dhe të djathtët, përveç konflikteve të brendshme, do të duhet të miratojnë zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e Presidentit të ri.

Socialistët dhe demokratët do të nisin të hënën në orën 16:00 betejën politike në Parlament. Por përveç detyrës si opozitë, Partia demokratike, në këtë sesion të ri nuk është më e unifikuar, pasi Berisha së bashku me deputetët e tjerë që morën pjesë në protestën e 8 janarit janë përjashtuar dhe pezulluar nga shefi i selisë rozë.

Rikonfigurimi i grupit parlamentar demokrat do të jetë çështja e parë që do të diskutohet në seancën hapëse, më pas do të jetë Presidenti turk Erdogan që do të mbajë një fjalë për shëndetësisë përpara deputetëve shqiptar.

Pasi opozita të zgjidhë konfliktin e brendshëm do të duhet të ulet në tryezën e reformës zgjedhore, pasi është opozita ajo që e ka kërkuar.

Por edhe për këtë çështje demokratët kërkojnë që në objektin e punës të futen edhe ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve, por kjo pikë nuk është pranuar nga socialistët.