Sekretari Organizativ i PS në Korçë, Petrika Tollkuçi, me rrogë drejtori, bëhet biznesmen

1862
Risia e politikanëve dhe e zyrtarëve tanë, e deputetëve, e ministrave, por edhe e drejtorëve të drejtorive rajonale, është se ndërsa hyjnë në politikë dhe në administratën publike me pantallona dhe pa xhaketë, brënda disa vjetëve, me rrogën e shtetit, – të paktën këtë të ardhur financiare vetdeklarojnë të detyruar nga ligji – bëhen bizmenmenë dhe, njëkohësisht, edhe pronarë të disa shtëpive luksoze. Ndërkohë, që gjatë viteve, për të gjitha qeveritë, flasim, pranojmë të gjithë, që kudo ka korrupsion, në qeverisje, në administratën publike, në sistemin e drejtësisë, por, që çuditërisht, asnjë politikan, asnjë zyrtar i lartë, asnjë drejtor i drejtorive rajonale nuk është dënuar për korrupsion, për shpërdorim të detyrës me qëllim korrupsioni, thua se në Shqipëri në këto 24 vjet të demokracisë, korrupsionin në Shqipëri e bëjnë…alienët jashtëtokësorë. 
Sekretari organizativ i PS në Korrcë, që është edhe drejtor, me restorant luksoz
Një foto e shkrepur pak ditë më parë në një restorant në zonën turistike, fshatin Boboshticë në Korçë dëshmon se banakier-pranar I restorantit luksoz është Sekretari Organizativ i PS në Korçë Petrika Tollkuçi, i cili aktualisht është edhe drejtor i Fondit Rajonal të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Tollkuçi është në rolin e banakierit në lokalin e marë me qera prej tij. Në rolin e banakierit sekretari organizativ i PS në Korrcë, Tollkuçi del kur ka punë në biznesin e tij, siç ishte dita e shtunë. Pronari përfundoi në banak për shkak të punës të madhe. “Rosicat”, quhet restoranti i Tollkuçit në Boboshticë, ku janë investuar mijëra euro. Investimi i tretë ky për drejtorin rajonal të FRSDKSH Petrika Tollkuçi, pas rindërtimit të shtëpisë të fëmijërisë dhe blerjes së një shtëpie të re.
Me rrogë drejtori, sekretari organizativ i PS u bë biznesmen?
Restoranti “Rosicat” në Boboshticë është marrë me qira nga sekretari organizativ i PS në Korrcë, tani afër, domethënë pas zgjedhjeve të 2013. Pronari i ri, Petrika Tollkuçi, ka investuar mijëra euro, për ta bërë restorantin luksoz. Dhe shumë mirë ka bërë, derisa tregu ka konkurencë. Mirëpo, pyetja është: Ku i gjeti paratë e investuara për luksin e restorantit “Rosicat” në Boboshticë sekretari organizativ i PS në Korçë, Petrika Tollkuçi? Nisur nga rroga e drejtorllëkut në FRSDKSH, apo edhe e drejtorllëkut të tatimeve në Bashkinë e Korçës, nëse bëjmë një llogaritje, mijërat euro të investuara në këtë restorant, do të duheshin 15-20 vjet pune drejtorllëku të sekretarit organizativ të PS të Korçës Petrika Tollkuçi, pa hequr asnjë qindarkë për bukë, ushqim, veshmbathje për veten e tij dhe familjen. Shto këtu, pastaj edhe paratë që Petrika Tollkuçi ka investuar njëkohësisht për restaurimin e shtëpisë së fëminisë dhe blerjen e shtëpisë së re, atëhere, sekretarit organizativ të Korcës, do t’i duheshin 50 vite e ca pune, që me rrogë drejtori të justifikojë pasurinë që ka ngritur në këto pak vjet që është drejtor. 
Po ILDKPKI dhe DPPPP mund të japin përgjigje: Ku i gjeti paratë e investimit drejtori rajonal?
Kohë më parë, kur Petrika Tollkuçi ishte drejtor i Tatimeve në Bashkinë e Korçës, KLSH konstatoi dëm ekonomik 3.7 miliardë lekë dhe u kërkua largimi nga puna i shumë prej drejtorëve të bashkisë. Mirëpo, çuditërisht, drejtori i tatimeve të bashkisë së Korçës u gradua në drejtor rajonal të FRSDKSH, dhe tani edhe bizmenmen i një restoranti luksoz në Boboshticë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, deri tani, mirëbeson çdo deklarim pasurie të Petrika Tollkuçi, meqë nuk ka denoncuar asnjë shkelje ligjore. Mbase, restoranti luksoz i sekretarit organizativ të PS në Korçë, dhe drejtor rajonal i FRSDKSH do ketë “harruar” të shënojë biznes të tij restorantin “Rosicat” në Boboshticë. Por nuk e dimë si ILDKPKI ka quajtur të ligjshme blerjen e një shtëpi të re dhe restaurimin e shtëpisë ekzistuese të ish drejtorit të tatimeve të bashkisë Korçë dhe tani drejtor i FRSDKSH, ku nuk ka asnjë tjetër të ardhur, veç rrogën e drejtorllëkut? Ndoshta këtë përgjigje mund ta japë tani Drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli, i cili ka përvojën e financierit, meqë ka qënë edhe financier i PS. Në emër të trasparencës kërkojmë që financieri i PS në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të DPPPP të verifikojë si u bë bizmenmen dhe pronarë i disa shtëpive sekretari organizativ i PS në Korçë, Petrika Tollkuçi, me të ardhura të deklaruara vetëm nga rroga e drejtorit të Tatimeve të Bashkisë së Korçës dhe drejtor rajonal i FRSDKSH? Ose, nëse këto institucione shtëtërore nuk gjejnë aspak shkelje të ligjit, shpërdorim të detyrës, abuzim të detyrës, korrupsion, etj, atëhere ILDKPKI dhe DPPPP duhet të na japin seminare, si mund të bëhemi bizmenmenë të restoranteve luksoze dhe pronarë të disa shtëpive vetëm me rrogën shtetërore të drejtorllëkut dhe duke qënë edhe sekretar organizativ i partisë?
Sigal