Sekretari i Përgjithshëm i PS/ Gjiknuri takohet në Londër me emigrantët: I njoha me mekanizmat për të lehtësuar e nxitur investimet në Shqipëri

121
Sigal

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku deklaron se është takuar me një grup të madh shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. “Me Lavdrimin dhe Blerinën patëm kënaqësinë të takojmë një grup të madh shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. I njoha ata nga afër me punën që po bëhet për ristrukturimin dhe fuqizimin e strukturave të Partisë Socialiste të Shqipërisë jashtë vendit, dhe posaçërisht edhe në Britaninë e Madhe. Të pranishmit i përshëndeti me një video mesazh edhe Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama.” Gjiknuri ka publikuar edhe një pjesë nga fjala e tij në forum “Gjatë fjalës sime pata rastin të flas për përpjekjet që po bëhen për vënien në jetë të së drejtës së ushtrimit të votës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, një premtim e angazhim ky i Partisë Socialiste. I njoha ata konkretisht edhe me përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar mekanizmat dhe nxitur investimet e tyre kapitale në Shqipëri, një fazë kjo e avancuar që shkon shumë përtej thjesht skemës së remitancave, duke i bërë të ndjehen bashkë aksioner në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndamë sëbashku bindjen se Partia Socialiste është e vetmja fuqi ndryshimi që do të bëjë të mundur ëndrrën evropiane ndërsa Shqipëria mbetet Atdheu i pazëvendësueshëm” Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë të organizuar nga House of Lords në Londër. Deputetë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, patën mundësinë të diskutojnë në një panel me ish-Sekretarin e Përgjithshën të NATO-s Lord George Robertson, Lord Des Broëne ish Ministër i Mbrojtjes, Lord David Haney Ish Ambasador i UK në UN dhe BE, deputetët Mark Pritchard e Bob Scot. Temat kyçe të diskutimit bazoheshin tek agresioni rus në Ukrainë; ndikimet e Kinës në rajon; qëndrimi i Serbisë ndaj sanksioneve; problemet në Bosnje Hercegovinë; dialogu Kosovë-Serbi dhe zvarritja e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.