Sigal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka marrë këtë mbrëmje një telefonatë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Sekretari i Shtetit Pompeo ka falënderuar qeverinë shqiptare për veprimin e ndërmarrë në lidhje me dy diplomatët Iranianë. Sekretari Pompeo ka shprehur vlerësimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontributin e Shqipërisë duke u rreshtuar në krah të vendeve të tjera evropianë për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët dhe për angazhimin në luftën kundër terrorizmit. Sekretari Pompeo dhe Ministri Bushati diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona kryesisht në fushën e sigurisë dhe terrorizmit. Sekretari Pompeo përgëzoi Ministrin Bushati për marrjen e kryesimit të OSBE-së për vitin 2020 nga Shqipëria, duke e cilësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm të politikës tonë të jashtme për sigurinë evropiane. Ai shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit vlerësoi kontributin e vendit tonë për sigurinë në Rajon.