Seanca plenare, debate mes kryeparlamentarit Meta dhe Topallit

461
Gjatë fjalës së saj Topalli tha se partia e Ilir Metës opo i bën presion administratës që të votojë për të në 21 qershor dhe kjo vihet re veçanërisht në qytetin verior.
Por pas akuzës së Topallit, Meta ka reaguar ashpër duke i thënë e pacipë paraardhëses së tij.
Topalli: Z.kryetar i Parlamentit mos bëni presion të bleni votën. E kam fjalën këtu për Shkodrën. E keni bërë njëherë aq më tepër ata që keni punësuar në administratë ia ke neverit. Nëse vota do jetë e fshehtë ata nuk do të votojnë më.

Sigal

Meta: Ke folur për këtë çështje por është e drejta jote të jesh e pacipë, po mos harro se na njeh Shkodra dhe qytetarët që janë atje. Nëse ke fakte dorëzoi në Polici dhe
Prokurori. Ti do ti justifikosh humbjet e zgjedhjeve.

Topalli: Kërkoj fjalën

Meta: Nuk ta jap fjalën. Ta kam dhënë fjalën aq shumë. Të lutem ti je aq e pacipë!

Topalli: Ti je mafia!

Meta: Atë që ti e quan mafie, sot e ke aleat. Ai që të quante ty moldave, i ke harruar ti po nuk të harrojnë njerëzit, nuk shiten shkodranët. Mafia që të ka thënë ”moldave” e ke aleat sot. Unë nuk flisja asnjëherë po meqë zonja më ka përmendur drejtpërdrejt unë do t’ia jap këtë përgjigje sot. Me qetësi dhe dashuri e ke dhe në 21 qershor.

Topalli: Ti po më kërcënon?! Mos kërcëno!

Meta: Mos shpif dhe mos merr nëpër këmbë se shkodranët nuk shiten, as me oriz, as me misër, as me xhinse dhe as me fustan, çfarë faktesh ke çoi në polici.

Topalli: Do të tradhtojnë vetë LSI-stat

Meta: Mos ki merak se nuk tradhtohem unë nga provokimet e tua. Unë për zhelesh nuk të kap, kam respekt edhe për ty edhe për doktorin, i cili të shkojë në gjykatë të sqarojë shpifjet që ka bërë për LSI e Shkodrës.