Sazan – Zjarr me përmasa të mëdha, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot

481
Sigal

Një zjarr ka rënë sot paradite në Ishullin e
Sazanit. Zjarri ka rënë në pjesën lindore të ishullit, ku është dhe zona me
pisha.




Zjarri po merr përmasa të mëdha, duke u favorizuar dhe nga
era e fuqishme që ka ishulli i Sazanit. Fikja e zjarrit në ishull është e
pamundur, pasi mjetet dhe njerëzit nuk mund të shkojnë.
 

Shefi i zjarrfikësve të Vlorës shprehet se duhet mjet detar
për të shkuar në ishull. Po ashtu, dhe deti është shumë i trazuar për të shkuar
atje. Zjarri vazhdon duke djegur pishat dhe mundësia e vetme për fikjen e tij
është shiu.