Sazan Guri: Edhe me flori të ma shtroni rrugën, në këtë Parlament nuk futem

462
Sigal

Pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës së bashkuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për të plotësuar vakancat në Kuvend, ku ka kërkuar nga kandidatët që kanë qenë në listat partiake, formularin e vetdeklarimit.

Disa nga kandidatët në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dorëzuar formularët e vetdeklarimit, duke shprehur kështu vullnetin për pranimin e mandatit.

Ndërkohë pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë, të PD-së dhe LSI-së kanë pranuar që t’i bashkohen vendimit të partisë së tyre për djegien e mandateve, duke mos e pranuar mandatin.

Kështu Sazan Guri, kandidat në listat për deputet në Berat, ka refuzuar që të marrë mandatin e deputetit. Në një shkrim në rrjetet sociale ambientalisti Sazan Guri ka sqaruar se nuk do të futej kurrë në atë parlament ku sipas tij është kthyer në një mesele dhe derexhe.

Postimi i Sazan Gurit:

Me thone mire ben qe mos te vesh kesaj radhe ne Parlament, per nje rroge fundja, do humbasesh edhe nje pension……

Degjoni or miq!

Edhe nese kam dashur me pare te vija ne Parlament, po perse per rroge do vija? Apo per te vene ne jete ato qe bej neper leksione, neper libra e neper protesta e kerkesa jo per vete po per ju o Qytetare. Apo per te hyre me biznes te vogel e te dilja me supermarket si te tjeret?

Fjala e pare, kur filloj e jap mesim me studentet eshte se nuk i ngjaj te tjereve. Edhe ne Parlament kete parim do te mbaja, se nuk i ngjaj te tjereve, po kur s’me njeh, edhe mund te thuash ndonje fjale pune rroge, pune pensioni.

Po sikur te t’ju them, se me flori te ma shtrojne rrugen nga shtepia ne Kuvend, e nuk do vija kurre ne kete mesele apo ne kete parlament derexhe