Samiti i Vjenës, Rama: U diskutua për fqinjësi të mirë

445
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se dabati që u zhvillua dje në Vjenë për fqinjësi të mirë është regjistruar dhe do të transmetohet në mediat shqiptare, serbe dhe maqedonase. 

 “Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vjenë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t’u subtitruar dhe transmetuar sonte në oren 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, shkruan Rama në Facebook.
Sigal