Samiti i Kartës së Adriatikut, Rama takohet me zv/presidentin amerikan Mike Pence

406
Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë ditës së djeshme me zv/presidentin amerikan Mike Pence në Samitin e Kartës së Adriatikut të mbajtur në Malin e Zi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në një postim në Facebook, i cili ka shpërndarë foton dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin “Foto e ditës’. Pence përshëndeti ditën e djeshme përfaqësuesit e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët merrnin pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut duke i ftuar që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ardhmen. Rama shoqërohej në Samit nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ndërkohë nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook, ndërsa kishte postuar një foto ku dukeshin qartë flakët, shkruante “ Shqipëria në flakë ndërsa Rama freskohet në Dhërmi”.
Sigal