Salianji: Rotacioni është formalitet, pret vetëm datën e zgjedhjeve

297
Sigal

“Padurim për ndryshim!”. Kësisoj e ka emërtuar situatën në Korçë, Ervin Salianji, ish-deputeti i PD, i cili ka shoqëruar kryetarin e PD Lulzim Bashën gjatë takimeve me qytetarët.

“Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si  të dielën në Korçë, – ka shkruar ai në Fb. –  Padurimi për tu takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetesimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme!

Nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja për ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve, në zhvatjen e qytetarëve.

Varfëria e tejskajshme nuk iu ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballë të ndryshimit! – ka nënvizuar Salianji. – Rotacioni êshtë formalitet dhe pret vetëm datën e zgjedhjeve, ndryshimi do të vijë nga qeveria e Partisë Demokratike,” – ka theksuar ai në përfundim të mesazhit të tij.