Salianji në Kuvend: Të marrim në dorë sovranitetin

395
Sigal

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD-së Ervin Salianji ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të rrëzuar qeverinë. Gjatë fjalës së tij ai nuk e kurseu ironinë për ministrat e ikur dhe të rinjtë e ardhur.

“Këtu edhe kur largohen, ikin për shkak të suksesit edhe të rinjtë vijnë për shkak të suksesit por nuk i njeh askush”.

Më tej Salianji u shpreh se: “Shikoni pak në raportin që qeveria i ka sjellë Kuvendit në 2018 për procesin e integrimit të Shqipërisë. Mburren me luftën kundër krimit të organizuar se kanë kapur 2300 kg marijuanë ndërkohë që çdo ditë në brigjet matanë kapen tonelata”.

FJALA E PLOTE

Në seancën e parê denoncova me emra gjithë strukturën kriminale të blerjes së votave në Korçë! Ditën e zgjedhjeve disa gjasme u shoqëruan dhe liruan, shumë të tjerë as u preken por u emeruan drejtorë në drejtorite më të rëndësishme.

Edhe sot vazhdojnë në detyrë si shpërblim për banditizmin nëpër drejtori punesimi, rrugesh, shendetesie dhe spitalesh, prokurimesh dhe policish apo inspektoriatesh!

13 Tetor 2017 denoncova me video se si kryebashkiaku juaj i Durrësit festonte me bandat në ahengje. “Darka e gabuar” e dalë edhe në pergjime, ku gjithë malavita ishte e mbledhur në një qoftore për të ngrënë zgjedhjet! Për të gezuar dhunimin e qytetareve dhe grabitjen e zgjedhjeve!

I kemi denoncuar çdo ditë bandat e Lezhës, Kavajës, Durres, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe padiskutim Korçës e kudo! Njësoj dërrat e këenaqur të krimit festonin baderdinë kundër vullnetit të qytetarëve në cdo qytet dhe Qark!

Çdo shqetesim , cdo reagim i joni nuk është marrë si mundësi për reagim dhe nuk keni pasur asnjë reflektim, po sot? A mund të reagoni sot dhe te distancoheni nga bandat dhe nga kapja ne krimin e shitblerjes se votës. A keni reagim sot kur jeni te rrethuar nga nderkombetaret si te kapur në vjedhje, Zeri i Amerikes, Transparency internacional, The Indipendent e kudo neper Evrope flitet per drogen, korrupsionin dhe brerjen e standarteve demokratike ne Shqiperi!

E drejta e votës, e drejta për të zgjedhur të lirë është themeli i demokracisë. Edhe demokracitë funksionale me institucione të forta kane krizë besimi imagjinoni një gjasme demokraci si kjo e jona!

Erozioni i demokracisë po ndodh me ritme të shpejta dhe sot jemi në një regjim hibrid, pa rregulla loje, pa meritokraci, pa demokraci!

Imagjino se çfarë besimi kane qytetaret tek institucionet me zgjedhje te vjedhura, me banda dhe me para te perdorura.

Është e vështirë për cilindo prej nesh tu kërkosh njerezve qe te sakrifikojne kur ka demokraci dhe mirqënie por eshte fare e lehte dhe eshte thirrje e brendshme per cilindo qytetar qe sot ne ti kerkojme të sakrifikojmë të gjithë bashkë për lirinë dhe demokracinë.

Mund te kerkoj te reflektoni nje moment dhe te flasim me njeri tjetrin jo te ulerasim per kamerat.

Ka ku qendron qe kapen kaë politikane ne pergjime dhe askush nga ju nuk ka guxim ta denoje se paku me fjalë?

Ka ku qendron qe nuk ka mbetur media mderkombetare dhe institucion qe nuk thote mafia shqiptare dhe nuk ka njeri nga ju guximin ta denoje dhe te marrë masa?

Ku ka demokraci që në themel mos ketë përgjegjësinë!

Regjimi i sotëm nuk jep as liri as demokraci, regjimi nuk është në gjendje te jap ushqim për të ngrene per familjet shqiptare, nuk parandalon rritjen astronomike te kostos së jetesës, nuk po e ndalin përfundimisht kamxhikun e tmerrshem të korrupsionit, madje po e thellojne duke na turperuar perdite e me shume ne syte e mbarë botës, korrupsion që po gllabëron çdo ditë e më shumë institucionet dhe pasurite e Shqiptarëve.

Ju po luftoni zoti KM, lufta juaj është për pushtet, për pushtet personal. Ndërkohë që qytetarët luftijnë cdo dite per bukën e gojës, ata sot mbajne frymen me molle te pjekura apo me bukë me ujè nderkohe qe qindra mijera po largohen! Ju luftoni për pushtet qytetarët për të pasur ushqim, ilace, ujë, energji, më pak taksa, arsim për fëmijët, konkurrencë të ndersdhme në biznes ndërsa ju për pushtet personal që të garantoni miliona euro në vit.

Ne po kërkojmë të mbizotërojë ligji dhe kushtetuta, por padiskutim që ka një gjë më të fuqishme se Kushtetuta…dhe ky është vullneti i popullit. Çfarë është kushtetuta, produkti i popullit!

Populli është burimi i pushtetit dhe populli mund të kërkojë rikthimin e legjitimitetit të kushtetutes, rikthimin e sovranitetit tek vetja! Në datë 16 ne jemi me popullin!