Salianji: Largimet e anëtarëve të LSI drejt PS po bëhen përmes parave të krimit

466
Kështu e cilëson deputeti i PD-së Ervin Salianji lajmin e largimit të anëtarëve të LSI-së drejt PS-së. Sipas tij, në lojë është vetëm paraja, e cila sipas tij, është zoti edhe i atyre që blejnë, edhe i atyre që blihen. “Paraja është zoti i tyre! Rilindja e turpëroi veten duke treguar përbuzje për të gjitha virtytet njollosi me të gjitha veset qeverisjen në 4 vjet. Po njësoj po vazhdon me avazin e vjetër dhe në mandatin e ri, me të njëjtën gjuhë përçarëse dhe urrejtje me të njëjtin stil të blerjes së kujtdo! Po ble dhe po bën bashkë një bandë mjerane mercenarësh, i blen me pozicione në administratë, i majm mirë me paratë që vijnë nga abuzimi dhe keqtrajtimi i qytetarëve dhe më pas i turr në zgjedhje të dhunojnë dhe të blejnë kë të munden! Këta njerëz që shesin veten për 5 aspra e që kapardisen zyrave të shtetit vetëm me damkën e “shkollës së jetës” dhe që sillen pa asnjë lloj ndërgjegje por avantazh kanë vetëm pehlivanllëkun janë turpi i kësaj shoqërie! Më të turpshëm janë blerësit që me paratë e krimit dhe korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë iu janë turrur me oferta për të blerë kë të munden, kjo është risia e fillim-mandatit! Këta nuk ndalen para asgjëje, janë pa skrupuj morale, pa cipë dhe pa asnjë thërrime virtyti. Vesi është virtyti i tyre, paraja është Zoti i tyre!”, shkruan Salianji
Sigal