Salianji flet si ish-deputet: Mund të jemi pa pagë por kemi mandat popullor masiv

437
Sigal

Pas përfundimit të protestës së opozitës dhe dorëzimit të mandateve, Ervin Salianji deklaroi se më në fund ky proces mbaroi dhe tashmë ndihet më i fuqishëm sepse ka një mandat popullor masiv.

E gjithë situata e krijuar jo me djegie, jo pa djegie, jo me procedurë, jo pa procedurë. Sot në Kryesinë e Kuvendit u dorëzua në mënyrë protokollare siç e kërkon ligji, dorëheqja e gjithë grupit të deputetëve të opozitës për të treguar se ky parlament është ilegjitim, i dalë nga zgjedhje jo të lira dhe të ndershme dhe nga vota ose të presionuara nga krimi ose të blera nga paratë e korrupsuionit.

Ne nuk mund të jemi më fasadë e një republike që duhet të ishte parlamentare, por është kthyer republikë e një grupi të vogël njerëzish. Sot si deputetë mund të jemi të papaguar por jemi më shumë se të mandatuar. Deri sot kishim një mandat në parlament, tashmë kemi një mandat popullor masiv për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen në këtë vend por të gjithë rregullat e lojës”- deklaroi Salianji.

Lidhur me aksionin e radhës të opozitës, Salianji tha se do të ketë një vendimmarrje hap pas hapi.

Do të jemi me qytetarët dhe do dëgjojmë zërin e tyre. Do vazhdojmë takimet dhe tubimet me qytetarët në rrethe dhe Tiranë. Do të luftojmë deri në rivendosjen e rregullave të lojës, rikthimin e demokracisë dhe bërjen realitet të thirrjes së viteve ’90-’91, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa“-shpjegoi Salianji.

Ndërsa emri i tij u përfol si një nga deputetët që ka refuzuar të dorëzojë mandatin, Salianji tha: “I pari që e kam propozuar, i pari që e kam firmosur, i pari që jam mes qytetarëve. Është tymnajë e hedhur nga mediat e majta“.