Sali Berisha nxjerr fakte të reja: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar Ramën

618
Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se, bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama. Berisha u shpreh: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetik për t’i dhënë vendin që meriton Rama. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti. Ne presim, që qytetarët shqiptarë t’i japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim, që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim, një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullisje e madhe, e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve”. Rama po bën vjedhjet më të mëdha, vetëm afera e plehrave është aferë katastrofale. Ju do shihni shumë shpejt dokumentet në të cilat del implikimi i Edi Ramës si lukuni pas plehrave. Do shihni marrëveshjet e firmosura. Kërkon të ndërtojë inceneratorin pa asnjë lloj garancie, pa asnjë standard vetëm e vetëm që të vjedhin.
Sigal