Sali Berisha njofton takimin e katërt, ja qyteti që ka përzgjedhur: Ftoj të gjithë demokratët!

219
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e takimit të katërt me demokratët e bazës në kuadër të aksionit “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.

Takimi i radhës i liderit historik të PD-së do të jetë në qytetin e Durrësit dhe do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00.

Përmes një postimi në facebook Berisha fton të gjithë demokratët, pasi sipas tij vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

“Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se pas pezullimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-lideri i kësaj force politike ka nisur një tur në bazë për të rikthyer atë që ai e cilëson si sovranitetit i munguar i PD-së.