Sali Berisha: Mbi 50 çështje të humbura në Strasburg, ja shkeljet të Avokates së Shtetit

1029
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka bërë dje publik një denoncim në lidhje me Avokaten e Shtetit. Sipas denoncimit, qeveria ka humbur mbi 50 çështje në Strasburg, ku pala tjetër ka qenë Alma Hiçka, avokatja e shtetit. Ky nuk është denoncimi i parë që ka bërë Berisha në lidhje me këtë emër. Duke e cilësuar si “avokate të Narkoshtetit Berisha shkruan: Lexoni mesazhin e qytetarit digjital se si mbush xhepat ndrikulla ne fjalë edhe në ‘rilindjen’ e godinës ku punon duke përjashtuar garën dhe shtuar me 40% kontratën! Kësaj i thonë avokate e Narkoshtetit.

Postimi plotë i Sali Berishës
Të dashur miq, ndrikull Hiçka nuk ka te ndalur. Ajo vetëm në Strasburg ka humbur mbi 50 çështje, shumë e shumë prej të cilave i ka fituar kumbara Hiçka si përfaqësues i palës tjetër. Por populli thotë “oreksi vjen duke ngrënë”!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital se si mbush xhepat ndrikulla në fjalë edhe në Rilindjen e godinës ku punon duke përjashtuar garën dhe shtuar me 40% kontratën! Kësaj i thonë avokate e Narkoshtetit! sb

“I nderuar Z. Berisha. Së pari ju uroj shëndet dhe punë të mbarë!

Dua t’ju bëj me dije disa problematika lidhur me Avokaturën e Shtetit të drejtuar nga Zj. Hiçka.

Prej shumë muajsh Zj. Hiçka, edhe pse është prezent fizikisht në punë për të cilën merr edhe pagën, nuk firmos asnjë shkresë, por e ka deleguar firmën te disa punonjës. Problemi më i madh është procedura e restaurimit të godinës. Kjo procedurë ka nisur nga Z. Dervishi. Zj. Hiçka ka bërë shtesë kontrate në masën 7%. Më vonë ka bërë përsëri shtesë kontrate në masën 13 % duke ezauruar kështu edhe maksimumin që jep ligji që është 20 %. Në fund të vitit 2017 Avokatja e Përgjithshme ka bërë edhe një shtesë tjetër të kontratës prej 20% duke e çuar shtesën e kontratës në 40%. Kjo është bërë për të shmangur procedurat e konkurrimit në një kohë kur punimet nga firma janë përfunduar që në korrik 2017. Kjo është një praktike që KLSH mund ta konstatojë shumë lehtësisht. Duke ju falënderuar që denonconi çdo shkelje të ligjit, uroj që KLSH të kryejë detyrat e saj ligjore. Flm.”
Sigal