Sali Berisha: Ja përse Rama u tërhoq nga Kavaja dhe një përgjigje për pseudo-analistët e tij

468
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar përse Kryeministri Edi Rama tërhoqi kandidatin e PS nga zgjedhjet në Kavajë.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se shkaku i tërheqjes së kandidatit, nuk është aspak një shans i Ramës për opozitën në mënyrë që të zgjidhet kriza politike.

Sipas Berishës, kjo ndodhi pasi Kryeministri Rama e dinte se do të pësonte disfatë në zgjedhje dhe qytetarët do t’i bashkoheshin protestës së opozitës.

Ish-Kryeministri Berisha u ka kthyer përgjigje edhe disa analistëve pranë Qeverisë, të cilët patën shkruar se protesta e PD dhe partive aleate do të shkaktonte trazira në Kavajë.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Kavaja eshte gjuha e vetme qe kupton Edi Rama!
Dje deshtoi me turp perpjekja kriminale dhe antikushtetuese e Edvin Kristaq Rames per te varrosur pluralizmin politik dhe vendosur monizmin ne Kavaje.
Permasat dhe rendesia e ketij kapitullimi pa kushte te Edi Rames, jane historike dhe te shumefishta, aq sa eshte ne anen e zeze te historise se tij personale dhe zyrtare shnderrimi i Shqiperise ne Narko-Republike dhe vendosmeria e ketij neo-bllokmeni per rikthimin ne vend te sistemit te monizmit te bazuar ne modelin e pluralizmit burokratik qe ekzistonte dekada me pare ne ish Jugosllavi apo ne Polonine e diktatorit Gomulka.
Por ky kapitullim eshte historik gjithashtu edhe per fushebetejen e tij, sepse ne Kavaje, qytetin simbol qe ne vitin 1990 vendosi i pari pluralizmin politik dhe groposi po me i pari diktaturen e eterve te tij hoxhiste, Edi Rama kishte vendosur te kremtonte aktin e tij hakmarres dhe poshterues ndaj saj; rikthimin pas 27 viteve te monizmit politik. Ai donte te festonte ne Kavaje kete akt makaber ne qytetin e vlerave, virtuteve dhe idealeve me te larta njerezore te lirise, si finale pasi kishte vendosur ne krye te tij nje kriminel, perdhunues, trafikant droge dhe prostitucioni qe kishte nderruar edhe pese emra per te shpetuar nga krimet e tij ordinere dhe qe rrethohej nga nje bande ordineresh, banditesh, trafikantesh te tjere ne pushtet.
Por kapitullimi pa kushte i Edi Rames behet edhe me i hidhur po te kemi parasysh se ai vetem dy dite me pare, ishte betuar publikisht se farsa e tij zgjedhore do zhvillohej me cdo kusht me dt 7 maj ne Kavaje, dhe po per kete qellim, ai tre dite me pare kishte derguar ne Kavaje, me mjete ushtarake dhe te shoqeruara me autoblinda dhe hordhi narkopolicesh, kutite, fletet dhe te gjitha materialet e votimit dhe se fundi, duke deshmuar vendosmerine kriminale dhe faqen e tij te zeze, ai vendosi Kavajen ne nje shtetrrethim te vertete dhe njelloj si ne nje narko-republike dergoi mijera cuna krimi dhe narko-police, me dhe pa uniforme si dhe fallangat e krimit te pese rretheve per te nxjerre me detyrim ne farsen e tij qytetaret e Kavajes.
Gjithashtu duhet thene se shkaku i ketij kapitullimi nuk ishte kurre dhenia e nje shansi per zgjidhjen me dialog te krizes politike. Kjo se pari se ai mohon kategorikisht ekzistencen e krizes politike ne Shqiperi, dhe se dyti, cilido qe njeh Edi Ramen dhe nuk do te genjeje veten, e ka te qarte si driten e diellit se per Ediskobarin, ne kete bote ka vetem nje gje te shenjte dhe kjo eshte Karrigia.
Edi Rama eshte politikani i vetem ne kete vend qe nuk ka dhene kurre doreheqie ne karrieren e tij 18 vjeçare politike.
Natyrisht, skenari i opozites per te djegur Bashkine e Kavajes, siç do vraponte vetem pak ore pas kapitullimit te shkruante nje pseudo analist per te ngushelluar Ramen, eshte aq qesharak sa c’eshte truthare ky avokat i Edvinit.
Opozita ne Kavaje kishte skenarin me paqesor dhe me miqesor ndaj qytetit dhe banoreve te Kavajes. Por pervec kesaj, nje skenar i tille aq shume i deshiruar nga Rama do te bente qe ai te mos terhiqej kurre por do te shijonte me kenaqesine e nje arsenisti djegien e Kavajes nga opozita!
Se fundi, shkaku i kapitullimit pa kushte te Rames nuk ka asgje te perbashket me versionin e nje pseudoanalisti tjeter, sipas te cilit heroi i tij Rama u terhoq per te shmangur ne Kavaje nje 21 janar te ri, dmth si ai qe organizoi vete ne janar te vitit 2011. Krahasimi i te pakrahasueshmeve vetem sa ben qesharak autorin.
E verteta e kapitullimit pa kushte dje te Edi Rames eshte krejt tjeter. Edi Rama nga Kavaja iku me bisht nen shale, dhe, ne panik, shpalli kapitullimin vetem e vetem per ti shpetuar ndeshkimit shembullor qe qytetaret e Kavajes mezi po prisnin per t’ia dhene atij me refuzimin masiv nga ana e tyre per te marre pjese ne farsen e tij te turpshme per te rikthyer monizmin ne qytetin simbol te pluralizmit. Studimi i opinionit qe i dorezoi sugari i tij, i bere nga nje kompani qe ia ka rekomanduar Rames Aleksander Vuçic, ne 5000 zgjedhes tregonte se vetem 14.3% e te anketuarve kishin ndermend te votonin me daten 7 maj.
Ky studim e çekuilibroi Ramen, ndaj dhe ai nuk nguroi (papritmas, ne panik te papermbajtur) t’iu ngrije gezimin dhe festen sojit te tij qe po kremtonte fitoren e 7 majit duke lare me birre dhe pula nje stadium te tere.
Te dhenat e studimit ishin tejet deshperuese. Opozita e kishte fituar betejen!
Ne betejen per farsen ne Kavaje ai kishte perqendruar te tere makinerine e Narko-Republikes, te tere potencialin e partise siciliste shtet, narko-policine, narko-deputetet e tij, bandat e Kavajes dhe Durresit, Rrogozhines, Peqinit, Lushnjes, Belshit dhe Elbasanit por edhe te Malesise se Tiranes. Kavaja duhej fituar per jete a vdekje!
Pa diskutim edhe partite opozitare perqendruan strukturat e tyre ne ndihme te qytetareve te Kavajes. Keshtu qe per opoziten, ne terren, beteja e revolucionit demokratik prej dy javesh kishte si sheshbetejen e tij kryesore Kavajen. Fitoi Kavaja!
Ne kete beteje dhe fitore te Kavajes nuk ka dyshim qe merita kryesore ju takon qytetareve te Kavajes, te cilet njelloj si ne shkurtin e vitit 1991kur vune postblloqet dhe i thane Ramiz Alise se hordhite e tua enveriste nuk kalojne dot per ne Tirane pa kaluar mbi trupat e trimave te saj, i thane dje Edvin Kristaq Rames se skenari yt per te varrosur pluralizmin me farse elektorale me shtetrrethim dhe banda, nuk kalon dot kurre dhe se eshte nje mision impossible ne Kavaje. Keshtu qe dje, edhe njehere e theksoj se fitoi Kavaja, e cila i theu hundet Norieges, natyrisht fitoi dhe Shqiperia.
Por pavaresisht nga te gjitha keto, kriza politike e paprecedente qe ka rrokur vendin, jo qe nuk eshte zgjidhur por thellohet me shpejtesi çdo ore dhe çdo dite e me shume. 
Do te ishte gabim fatal te mendonim ndryshe. Edi Rama eshte i vetmi person ne politiken shqiptare qe kurre nuk nxjerr mesime nga pesimi, çka do te thote se per ate Kavaja, kapitullimi i tij i djeshem ne Kavaje nuk ka ndodhur kurre, apo se nuk eshte e vertete se ka ndodhur, madje, per ate, ne Kavaje nuk ka patur date zgjedhjesh, gare elektorale apo kandidat siçilist dhe paterice te tij. Prandaj dhe çdo mendim se disfata e djeshme ishte nje mesim i mire per Edi Ramen, eshte thjesht nje vetemashtrim.
Por perseri Kavaja, per opoziten dhe mbare qytetaret shqiptare ka nje leksion te madh. Ky leksion tregon se, pavaresisht se per Edi Ramen vertet mesimi Kavaje nuk ekziston, pasi ai nuk e njeh si zhvillim, perseri gjuha e vetme qe Edi Rama njeh dhe kupton me mire eshte gjuha e Kavajes apo gjuha e imponimit dhe kete gjuhe, tani qe ai ka kaluar çdo vije te kuqe, Revolucioni Demokratik nuk do t’ja kurseje!
Mjere ai!!! sb
Sigal