Saimir Tahiri, mbledh strukturat për riformatimin e policisë

436
Sigal

Të pranishëm ishin 12 përfaqësues të policisë së sotme dhe ish drejtues të lartë të bluve, së bashku me një zyratr të ambasadave

Dje në orën 10.00 të paradites, Ministri i sapozgjedhur i Partisë Socialiste Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim emergjent me 12 pëfaqësues të lartë që lidhen në mënyrë direkte, me çështjen e rendit publik në Shqipëri. Midis tyre, kishte disa drejtues të lartë të policisë aktuale, si edhe ish sheaf policie, apo ish drejtues të sektorëve të caktuar të kriminalitetit,

 Takimi

Në takim merrte pjesë edhe një përfaqësues i ambasadve perëndimore, i cili komunikoi me t ëpranishmit, në lidhje me modelin e organizimit dhe ndërtimit të strukturave policore përë ët rritur efikasitetin kundër kriminalitetit. Në këtë takim, ministri Saimir Tahiri mbl;odhi prej të pranishëmve të gjitha detajet dhe nformavcionet e nevojshme në lidhje me organizimin e sotëm, duke prashtrurar platformën e strukturimit të policisë, pas shtatorit. Tema e diskutimeve që u zhvilluan në formë bashëkbisedimi ishte mënyra se si duhet reformuar sektori kundër kriminalitetit, organizimi i bluve dhe ndryshimet përkatëse që duhen bërë në sektorë të veçantë. Por kryefjala e bashkëbisedimit të djeshëm ishte organizimi I srukturave të ardhsme të policisë shqiptare. Në këtë takim u fol edhe për person atë ve♪5antë ët ciltë duhen thirrur në krye të uniformave blu, në rrethe të ndryshme të vendit,, ose në rajonet policore të kryeqytetit.

Qëllimi

Por, ky takim nuk kishte si qëllim ndonj ëvendimarrje të veçantë, në lidhje me këto emra. Sepse gjithçka u diskutua në aspektin konsultativ, ku ministri I njohu të pranishmit me platformën dhe strategjinë që do të përdorë Partia Socialiste për luftën kundër krimit. Ai I njohu gjithahstu të pranishmit edhe për strategjinë që duhet përdorur brenda 100 ditëve, për të rritur efikasitetin maksimal në uljen e numrit të vrasjeve, plagosjeve, pengmarrjeve apo të aksidenteve automobilistike. Nga ana e vet të pranishmit e njohën ministrin me ngjarjet m ëët fundit të numrit të krimeve në vendin tonë por ehde për gjendjen ku ndodhet situata e rendit publik. Mbi të gjitha aty u fol ehde për mjetet dhe pajisjet e fundit q ëdo tëb kërkohen nga Interpoli për modernizimin bashëkkohor të policisë shqiptare. Përveç kësaj, në takim u fol edhe për mënyrën se si do të caktohen emrat e atyre që do të largohen nga puna dhe se cilët persona duhet të qëndrojnë akoma në rradhët e bluve. Në këtë takim vetë, ministri Tahiri u shpreh se është për largimin e shumë pak personave në radhët e policisë, duke përjashtuar policët që janë vërtetuar se bashkëpunojnë me të inkriminuarit, militantët partiakë dhe drejtuesit e lartë politikë. Ndërsa për policët e thjeshtë që punojnë, me përkushtim u diskutua sea ta duhet të qëndrojnë dhe të vazhdojn ëpunën në këto struktura. Në fund të këtij takimi, ministri Tahiri la disa detyra të veçanta për të pranishmit, të cilët pa dyshim do të jenë pjesa e elitës së nesërme për strukturat policore. Ky takim u konsiderua shumë i rëndësishëm, për ministrin Tahiri dhe ai i falenderoi të pranishmit për përkushtimin e tyre në dhënien e ideve lidhur me reformat në polici.