Saimir Tahiri fiton një ditë kohë dhe përsërit shprehjen: S’keni parë gjë akoma

416
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ka reaguar për mediat lidhur me procesin.
Ai ka thënë se deri tani janë thënë vetëm historira, ndërsa shtoi se pret që e vërteta të dalë, dhe të marrë fund kjo histori.
“Jua thashë që s’keni parë gjë akoma, kur jua thashë ju duk si një mënyrë e mirë për të bërë cdo lloj historie, por e them prapë që nuk keni parë asgjë akoma, jua thashë bëni durim siç po bëj unë, besoni barrën e kam shumë më të madhe se ju po bëni durim. E vërteta do dalë në dritë dhe nuk do vonojë shumë. Unë do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në dritë”, tha Tahiri
Ditën e sotme, pas më shumë se 4 orësh, Këshilli i Mandateve shtyu për nesër vendimin në lidhje me heqjen e imunitet për Saimir Tahirin, pas kërkesë së prokurorisë për arrestimin e tij.
Edhe pse prokuroria kërkoi mbledhje me dyer të mbyllura për të paraqitur prova, të cilat ishin sekret pët publikun, duket se deputetët e mazhorancës nuk janë të vendosur për të votuar pro heqjes së imunitet të ish-ministrit të Brendshëm. 
Sigal