Sa është paguar amerikani që po bën burg për Edi Ramën?

475
Sigal

Mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, Zëri i Amerikës risolli në skenë skandalin e Edi Ramës, që pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Barack Obamën, në vitin 2012.

Që prej vitit 2017, kur gjykata dënoi burrin e Ramës, Bilal Shehun, kjo çështje kishte rënë në heshtje.

Por sot një vendim i drejtësisë amerikane e ka sjellë sërish në vëmendje të opinionit publik skandalin e Ramës, që ‘futi hundët’ në zgjedhjet amerikane, duke dhënë 80 mijë dollarë për fushatën e Obamës.

Në SHBA nuk lejohet që donatorë të huaj të japin para si donacione në fushatën presidenciale.
Por në vitin 2012 Edi Ramës kandidat për kryeministër i duhej me se s’bën një foto me presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë.

Këtu ka nisur edhe ndërtimi i skemës, që sot çoi në dënimin me 4 muaj burg të qytetarit Amerikan, William Argeros. Ky i fundit ka pranuar para gjykatës se ka shkelur ligjin, ka paguar 80 mijë dollarët në vitin 2012.

Po Argeros është shprehur para gjykatës, me anë të avokatit të tij, se ka qenë duke vepruar në emër të Edi Ramës, kandidat për kryeministër.

Rama është vënë në mënyrë të drejtpërdrejtë nën akuzë nga Argeros, i cili ka thënë se paratë kanë ardhur nga Rama si donacion për Obamën, por në SHBA donacione nga jashtë ndalohen, prandaj është gjetur Bilal Shehu, një shqiptar që jeton në Nju Xheris dhe Argeros amerikan i cili ka bërë derdhjen në emrin e tij.

Është shumë e vështirë të besohet që Argeros të jetë përfshirë në këtë skandal që përfundoi me burgosjen e tij, pa ndonjë përfitim monetar. Përveç shumës së derdhur në arkën e Obamës, prej 80 mijë eurosh, nuk dihet ende se sa është paguar William Argeros që të marrë përsipër këtë rrisk, e aq më shumë të bëjë burgun që duhej ta bënte Edi Rama, për shkak se ka shkelur ligjin amerikan.