Ruçi ‘shuplakë’ kandidatëve për ambasadorë: S’mjafton gjuha

494
Sigal

TIRANË – Kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci ka hedhur kritika ndaj kandidateve për ambasador në Katar dhe Spanjë teksa ata prezantoheshin në Komisionin e Jashtëm. Sipas Ruçit, Shqipërisë i duhen përfaqësues që janë të aftë të sjellin investime pasi ndër vite të paktën me Kuvajtin nuk ka pasur asnjë projekt ndërkohë qe ky vend ka investuar në shumë vende të botës ndërsa në Shqipëri jo e kjo është ë pafalshme sipas tij. Ruçi ka ironizuar kandidatët për mënyrën e prezantimit të tyre.

“Unë kam pasur rastin të vizitoj më kryetarin e parlamentit para pak muajsh në Kuvajt është për të ardhur keq që Shqipëria është inekzistente me projekte në Kuvajt.
 
Pikërisht nga Fondi i Zhvillimit të Kuvajtit nuk është kështu siç thoni juve, dhe un do kërkoj nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se ne nuk duhet të zgjedhim ambasadorë që dinë gjuhët përkatëse të vendit përkatës, rëndësi ka që të dinë shqip. Të dinë kush janë interesat e Shqipërisë dhe çfarë duhet të realizojë Shqipëria. Ky është misioni juaj. Me zotin Meta ne i takuam të gjithë personalitet e Kuvendit, nga i pari tek i fundit ishte vetëm një fjali. Ku janë projekte, projektet s’janë . Është për të ardhur keq që Fondi i Zhvillimit Kuvajtian ka miliarda miliarda investime në dhjetëra qindra vende në të gjithë botën, në Shqipëri jo, se nuk ekzistonin pikërisht këto projekte. Dhe është për të ardhur keq që një vend si Bosnja thith miliona euro dhe dollarë nga Kuvajti investime dhe projekte. Është për të ardhur keq që një vend si Bosnja brenda vitit thith njëqind mijë turistë , Shqipëria jo, pasi kishin marrë vetëm dy masa, liberalizimin e vizave edhe një linjë avioni , që kishte ardhur nga Kuvajti edhe ajo. Prandaj ju lutem shumë kur vini prezantoheni këtu nuk duam histori as se kush është Kuvajti dhe Katari pasi ne dimë t’i lexojmë dhe në vende të tjera.  Vini këtu për ta sjellë Kuvajtin dhe Katarin apo Spanjën këtu, për ato nevoja që ka Shqipëria ekonomike tregtare turistike etj. Aq më tepër që prezantoheni këtu se jeni me formim ekonomik, jemi një vend që duhet të kërkojmë sesi të implementojmë atë që quhet Diplomaci Ekonomike. Ku jemi…. Thjesht që shënojmë ne CV që kemi qenë 10 vjet ne Arabinë saudite që kemi bërë shkollën e mesme e të lartë, që kemi mësuar gjuhën kemi mësuar anglishten, arabishten etj. Kjo është e pamjaftueshme!. Hajde të krijojmë një universitet këtu , t’iu vëmë të jepni arabisht, në rregull. Ndërsa kur marrim detyrën e përfaqësuesit diplomatik, atëherë jemi përfaqësues atje të këtij vendi dhe duhet të bëjmë punën.”- tha Gramoz Ruçi.


Në seancë dëgjimore për kandidatë për ambasadorë ishin:
Edmond Caca, Kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit. Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë.