Ruçi falenderon Nanon: PS të thërret, kërkon ta falësh

475
Sikundër kryeministri Rama edhe Gramoz Ruçi qëndroi në të njëjtën linjë për të lavdëruar e falenderuar Fatos Nanon. Gjatë fjalës së marrë tek punimet e Kongresit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, falenderoi të gjithë figurat dhe kontribuesit e PS. Ai përmendi Nanon, për të cilin tha se PS i kërkon falje dhe që të rikthehet. “Faleminderit, atij që dha gjithçka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos. Ju drejtohem të gjithëve juve që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”, tha Ruçi.
Sigal