Rruga Milot – Fier, Teliti: Afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Balluku kanë paracaktuar fituesin

253
Sigal

Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike Dorjan Teliti në një dalje publike në një konferencë për mediat deklaroi se rruga Milot – Fier prej 1.2 miliardë euro është afera më e madhe korruptive e qeverisë në ikje. Teliti theksoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku e kanë përcaktuar tashmë fituesin, ndërsa shqiptarët janë ata që do të paguajnë këtë aferë korruptive.

Fjala e plotë e Dorjan Telitit:

Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar, më të korruptuarën që Shqipëria ka pasur në tri dekada, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuara. Rruga që prezantoi sot Milot – Fier është modeli sesi qeveria në ikje po përgatitet përsëri qytetarët shqiptarë deri në momentin e fundit që ajo është në drejtim të punëve, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar. Nuk ka asnjë tender në të vërtetë. Bizneset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është tashmë i paracaktuar duke përdorur një kompani greke, pas të cilës qëndrojnë sipërmarrës shqiptarë, që kanë pastruar edhe më herët paratë e kryeministrit në ikje. PD do të denopncojë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot – Fier të kësaj qeverie. Ne pamë sot Edi Ramën dhe Belinda Ballukun që dhanë shfaqje të shëmtuar për shqiptarët, të cilët po vidhen përditë me vendimet e kësaj qeverie. Fatura që do të paguajmë këtë herë është 1.2 miliiardë euro, për një rrugë ekzistuese, 53 km gjurmë të re, ndërsa 62 km ekzistojnë tashmë. Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe e Belinda Ballukut do u kushtojë shqiptarëve shumë shtrenjtë. Qeveritareët mbushin xhepat me miliarda euro, ndërsa qytetarët e thjeshtë detyrohen nga kryeministri në ikje që për 35 vitet e ardhshme të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistouese, ku të gjithë ne sot kalojmë opa paguar as edhe një qindarkë. Një udhëtim vajtje – ardhje në projektin e prezantuar sot do na kushtojë 17.4 euro, kurse një udhëtim nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak sesa 27 euro. PD e ka bërë të qartë se si do të veprojë. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit para zgjedhjeve nuk do të njihen nga qeveria e mëparshme, përpara verifikimit të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tyre.