Rrudhet Maxhoranca, mbetet me 80 deputetë në sallë

376
Sigal

Shtyhet miratimi i ligjit
të shtatë të Reformës në Drejtësi

Partia Demokratike e
braktisi pjesën e votimit në Parlament duke bërë të pamundur votimin e disa
ligjeve me 84 vota. Në rend dite ishin disa ndryshime në Kodin Civil për ligjin
e falimentit, por më i rëndësishmi është ligji i shtatë për Reformën në
Drejtësi, ai i organeve të qeverisjes vendore.

Prej gati një muaji
ligji është ne Kuvend, pasi nuk u votua me paketën e Reformës në Drejtësi me
argumentin jozyrtar se mund të kishte negociata për të marrë konsensusin e
Partisë Demokratike dhe për të shmangur një ankimim tjetër të saj në Gjykatën
Kushtetuese.

Por deri tani nuk ka
patur asnjë negociatë të mirëfilltë dhe ligji po shtyhet nga seanca në seancë
për shkak të mungesës së numrit 84 të deputetëve.

Gjatë votimit këtë të
enjte kishte më pak se 80 deputetë, që do të thotë se vetë mazhoranca nuk ka
siguruar pjesëmarrjen e duhur për të votuar një nga ligjet me të rëndësishëm të
Reformës në Drejtësi.

Kreu i grupit
socialist, Gramoz Ruçi e ka ngritur disa herë si shqetësim mungesën e disa
deputeteve, por mesa duket, edhe deputetët e partive aleate nuk janë të prirur
të jenë në votim.

E sigurt është se
koalicioni qeveritar nuk mund të varë shpresat tek pjesëmarrja e opozitës në
seancë për të bërë 84 vota, sepse opozita ka vendosur që të mos votojë ligjet e
qeverisë Rama, edhe kur është dakord me to.