Rriten paratë nga emigracioni, Petrit Vasili: Shqiptarët po dëbohen pasivisht nga shtëpitë e tyre

398
Sigal

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rritjen e parave të siguruara nga emigracioni.

Vasili ka shkruar se kjo rritje prej 680 milionë euro, nuk është regjistruar kurrë më parë, teksa ka shtuar se shqiptarët po dëbohen pasivisht nga shtëpitë e tyre.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Rriten paratë nga emigracioni për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunësisë tronditëse.

Rriten në 680 milionë euro si asnjë herë më parë në 6 vitet e fundit paratë,që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri.

Papunësia dhe varfëria kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugët e Europës dhe të botës si asnjë herë më parë në gjashtë vitet e fundit.

Kjo ka ka qene mundesia e vetme e shpetimit dhe e mbijeteses per ta dhe familjet e tyre.

Asnje strategji ekonomike,por thjesht improvizime korruptive,
renie drastike e investimeve te huaja per shkak te klimes mbytese dhe asfiksuese ndaj bisnesit,
taksave te larta, mungeses se sherbimeve dhe administrates se korruptuar tatimore jane shkaqet e nje rrenimi ekonomik pa kthim, qe rilindja instaloi ne keto 6 vjet.

Vetem zgjidhja deshperuese e emigracionit ju ka mbetur shqiptareve dhe te gjitha deklarimet mashtruese me shifra te genjeshtra per ekonomine vetem sa e rendojne thellesisht gjendjen dhe situaten shoqerore e bejne shperthyese.

Shqiptaret praktikisht po debohen masivisht nga shtepia e tyre e cila eshte zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.