Rrihet barbarisht komisioneri i LSI nga militantët e PS

661
Një komisioner i LSI është rrahur në mënyrë barbare nga mbështetës të Partisë Socialiste. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kashar (Tiranë). Komisioneri i dhunuar është Ylli Murati.
Në video mund të shihni gjendjen në të cilën është paraqitur në urgjencë komisioneri i LSI. Policia e Tiranës nuk ka dhënë detaje për ngjarjen dhe as për autorët.
Dhuna ndaj një komisioneri dëshmon situatën e tensionuar mes PS dhe LSI. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se komisioneri është goditur në mënyrë barbare, me mjete të forta në kokë.
Anëtarët e komisioneve, pavarësisht se janë propozime të partive politike, janë dhe përfaqësues të shtetit në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Sigal