Rrahja barbare e djaloshit nga Policia, reagon Basha: Kjo dhunë ka vetëm një emër, Edi Rama!

243
Sigal

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar me forcë ndaj dhunës policore mbi një të mitur dhe ka akuzuar drejtpdresëdrejti Kryeministrin Edi Rama. “Kjo dhunë, kjo kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike…ka vetëm një emër: Edi Rama”.

Në mesazhin e tij në Twitter, Basha ka publikuar videon e rrahjes së të miturit që kishte thyer fashën orare dhe kishte dalë shëtitje nga Parku i liqenit me biçikletë.

“Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar. Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!”