Robert Bitri: “Rama dhe Meta kryetarë, secili në grupin e vet, bashkë bëjnë fuqinë e maxhorancës”

638
Sigal

Puna e veçantë  organizative e Ilir Metës, është faktori përcaktues i fitores sëLSI-së në 23 Qershor

Robert Bitri, deputeti i dytë i LSI-së  në Qarkun e Fierit, në intervistën për “Telegraf”, ndër faktorët kryesorë të fitores së LSI-së në 23 Qershor, veçon punën e veçantë organizative të Ilir Metës. LSI-ja gjeti mënyrën e qasjes për të bërë të besueshëm programin e vet te elektorati. Kjo maxhorancë, thotë zoti Bitri, ka dy kryetarë, Ramën dhe Metën, secili në grupin e vet, por të bashkuar, e bëjnë të fuqishme këtë maxhorancë. Sipas zotit Bitri, maxhoranca e së Majtës, do të ndërtojë raporte të një politikëbërjeje kompromisi dhe konsensusi me opozitën.

– Zoti Bitri, kujt ia dedikoni rezultatin  zgjedhor në 23 Qershor, që arriti LSI-ja në Qarkune Fierit, por edhe në gjithë vendin?

– Rezultati i 23 Qershorit erdhi si rezultat i punes shumë të madhe organizative të bërë ngaLSI-ja, e udhëhequr nga kryetari Ilir Meta dhe takimet e shpeshta që bëmë me gjithë njerëzit, duke u sqaruar programin tonë. Për konkretizim, ju them që qysh nga marsi i 2012-s e deri në qershor të 2013-s ne bëmë 4 fushata të mëdha, të cilat ishin, për zgjedhjet e strukturave të partisë tonë, fushatën për zgjedhjen e kryetarit tëLSI-së, kemi bërë fushatë për thithjen e mendimit të njerëzve dhe elektoratit për problemet e shqetësimet e qeverisjes dhe e fundit, zgjedhjet e 23 qershorit. Frytet e kësaj pune u dukën te votat që elektorati i dhaLSI-së, sepse populli  besoi  teLSI-ja.

Si e shpjegoni që votuesit dënuan me votë PD-në, ndërsa partitë e tjera në maxhorancë, sikurse LSI, PDIU, PR patën rritje spektakulare?

– Unë e gjykoj, të paktën përLSI-në, që rezultantja e 23 Qershorit ishte përzgjedhje shumë e mirë  e kanditateve qe perfaqesuanLSI-në, e cila u bë në mënyrë shumë selektive, diskutuese dhe përcaktuese nga gjithë strukturat eLSI-së. Kjo na bëri ne kandidatët shumë të besueshëm te elektorati. Ne, duke parë me këndvështrimin kritikues, rregullues, e përmirësues të qeverisjes dhamë ide për zgjidhjen e situatave  duke bindur elektoratin, më shumë sesa PD-ja, e kjo u arrit falë aftësive të udhëheqjes së LSI-së.

– Po të krahasojmë rezultatet e 23 Qershorit me ato të 2009-s, PS-ja ka një mandat më pak. Ju si e shpjegoni?

– Populli, përveç votës që dha për të Majtën, më shumë i besoiLSI-së, për mënyrën sesiLSI-ja u afrua te elektorati, sesi  e bëri më të besueshëm programin e saj elektoral. Por, kjo tregon, që kjo votë ishte  edhe një  votë antiBerishë, e cila në qëverisjen 8 vjeçare rrëmbeu gjithë pushtetet, ndaj populli reagoi me votë ndaj Berishës.Ne arritëm të bindnim edhe elektorat të PD-së, të cilët, të zhgënjyer nga Berisha, besuan më shumë te LSI-ja.

– Zoti Bitri, Prof. Brojka këto ditë deklaroi se rezultati i arritur nga LSI-ja ishte fryt i vendimit që mori për të qënë në aleancë me PS-në, ndryshe, do të kishte marrë vetëm 2 mandate. Cili është qëndrimi juaj?

–  Kjo pyetje i takon Brojkës, jo mua. Unë nuk e gjykoj ashtu.

– Sa vërtetësi mund të ketë fakti që LSI-ja arriti të marrë 16 mandate, meqë ishte në aleancë me PS-në?

– Unë nuk mendoj që vetëm aleanca me PS-në bëri të mundur arritjen e këtij rezultati. Ajo, e cila ishte vendimtare në këtë fitore, ishte programi i LSI-së, i cili ishte i qartë, i thjeshtë dhe shumë konkrete për votuesin e të majtës shqiptare. Ishin vetë kandidatët e saj që u përzgjodhën, duke marr miratimin e strukturave, të cilët kishin një reputacion shumë pozitiv tek elektorati dhe simpatizantët e LSI-së. Një faktor vendimtarë ishte kryetari iLSI-se,z.Ilir Meta, i cili, me mençurinë, urtësinë, burrërinë e llafit të mbajtur dhe  politikëbërjen e vetë bëri të mundur të krijojë besim tek votuesit shqiptarë, që kjo është forca politike që i duhet Shqipërisë për të ardhmen.

Meqë LSI-ja është fituesja morale e 23 Qershorit, kjo maxhorancë, tani, ka dy kryetarë, Ramën dhe Metën?

– Kjo maxhoranxë ka  83 deputetë dhe nuk ka asnjë të keqe që të ketë dy kryetarë, që secili të jetë përgjegjës për pjesën e vet, por të gjithë bashkë duhet të përbëjmë një maxhorancë, që do ketë rezultate shumë të mira. Nëse ne do të zihemi se cili do të jetë komandanti, natyrisht, që do të ketë përçarje. Nuk do të ketë rëndësi se cilët do të jenë komandatët por duhet të privalojë mendimi më progresiv. Kryeministër është Rama, kryetar i Kuvendit është Ilir Meta. Të dy bashkë janë të fuqishëm, veç e veç nuk do të jenë më të fuqishëm.Duke qene te bashkuar e bejne me te lehte arritjen e objektivave te caktuara, me te cilat fituan votebesimin e elektoratit ne zgjedhjet e 23-qershorit

– LSI-ja erdhi në kahun politik së cilës i përket, apo marrëveshja PS-LSI është për këtë 4-vjeçar?

– Kjo gjë mbetet për t’u parë në të ardhmen. Nuk mendoj se do të jetë afatshkurtër, besoj se do të jetë  një bashkëpunim afatgjatë, në bazë të interesave të dy partive, e te gjithë progresit të vendit tonë.

Në Qarkun e Fierit, ku ju keni punuar për një kohë shumë të gjatë në pushtetin vendor, sot si janë marrëdhëniet e anëtareve të LSI-së me kolegët socialistë?

– Vetë ngjarjet  dhe historia e 23 Qershorit bënë të mundur bashkëpunimin më të mirë të PS-LSI dhe simpatizantët e anëtarët e dy partive  i kanë harruar të kaluarat, sepse fitorja të detyron të harrohen të këqiat dhe te bashkohesh per ato çfarë do të bësh për të ardhmen.

A është zgjidhur ngërçi i Qarkut të Fierit, meqë tani asnjëra palë nuk ankohet më?

Qarku i Fierit është futur drejt zgjidhjes së problemit. Raportet e reja politike bëjnë të mundur ndryshimin e anëtarëve të qarkut, nëpërmjet keshillave komunalë dhe bashkiakë. Shumë shpejt Qarku i Fierit do t’i kthehet maxhorancës së re. Ka filluar zgjidhja e këtij problemi.

– Ju për herë të parë zgjidheni deputet në Kuvend. Çfarë detyrimi më shumë ndjeni?

–  Zgjedhja si deputet është për mua një mision  që populli më beson në votën e tij. Ne, për hir të këtij misioni të shenjtë te caktuar, duhet t’i kthejmë popullit, me përkushtrimin tonë, mirëbesimin, duke  konkretizuar premtimet që i dhamë elektoratit në 23 Qershor.

Duke u nisur nga numri i kartonëve në Kuvend, raporti  i ri maxhorancë-opozitë mund të ndryshojë politikëbërjen, në mënyrë të tillë, që kompromisi dhe konsensusi të jenë produktiviteti i politikës së re, larg ngërçeve dhe konfliktualitetit të deritanishëm?

Risia e kësaj qeverisjeje të së Majtës  duhet të jetë demokratizimi i vërtetë i vendit. Jo përqëndrimi i pushteteve në një dorë, duhet që opozita të ketë hapësirëne  duhur demokratike. Sjellja e maxorancës së re të së Majtës, ndaj opozitës, do të ndryshojë kryekëput nga politikëbërja e deritanishme.

Programin e unifikuar, LSI-ja do të ketë rol protagonist në qeverisje

– LSI-ja do të ketë rol më protagonist në bashkëqeverisjen me PS-në, e krahasuar me bashkëqeverisjen që kishte me PD-në?

– Patjetër. Forca e deputetëve që ka në Kuvend, i jep të drejtën  qëLSI-ja të jetë më aktive,me protagoniste dhe me bashkepunuese në qeverisje.

– Si duhet ta kuptojmë se si do të zbatohet konkretisht? Thjesht me një ministri më shumë që ka tani?

– Nuk është numri i ministrive kaq vendimtari. Përkundrazi. PS-LSIpo hartojnë së bashku programin qeverisës. Kjo do të thotë që  programi elektoral i LSI-së, për të cilat edhe elektorati votoi, do të gjejnë zbatim në qeverisjen e re.

– Cili është misioni i maxhorancës së Majtë?

–  Misioni i qeverisjes së Majtë duhet  të fillojë me marrjen  nga Shqipëria të  statusit kandidat për në BE. Fillimin e reformave që do të mundësojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në BE. Fillimi i stabilitetit makroekonomik, fillimi i reformave që do të bëjnë të mundur ndërtimin e shtetit të së Drejtës  dhe një luftë të papajtueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimin e një administrate  profesionale, të përgjegjshme dhe sa më pak të politizuar.