Risitë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Konventën Zgjedhore

454
Sigal

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së LSI-së, mësohet se
z. Ilir Meta ka bërë të ditur do t’i propozojë Konventës Kombëtare Zgjedhore
katër kandidatura për këto pozicione: për Zv.Kryetar të LSI-së, z. Petrit
Vasili, Sekretar i Përgjithshëm, z. Endrit Braimllari dhe si N/Kryetarë të
LSI-së, z. Luan Rama dhe znj. Kejdi Mehmetaj. Për të pasur sa më shumë
kolegjialitet në zgjedhjen e strukturave drejtuese të LSI-së, për herë të parë
këto poste do të zgjidhen nga Konventa Kombëtare Zgjedhore. Gjithashtu, z. Meta
ka ftuar çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe deputetë, të cilët
dëshirojnë të kandidojnë në këto poste, të paraqesin kërkesë me shkrim deri
nesër (e shtunë) para orës 10:00 pranë Sekretarit të Përgjithshëm, z. Luan
Rama. Një tjetër risi do të jetë miratimi në Statutin e LSI-së i krijimit të
Kryesisë Ekzekutive të LSI-së, ku përveç Kryetarit të LSI-së, Sekretarit të
Përgjithshëm, Zv.Kryetarit dhe dy N/Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari
i LRI-së dhe Kryetari i LGI-së. Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të
bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.