Rinis seanca maratonë/ PD kërkon ndërprerjen dhe kthimin e Ramës në sallë. Basha nuk pranon të flasë pa praninë e tij

150
Sigal

Ka rinisur pa kryeministrin Edi Rama seanca plenare maratonë ku pritet që të ketë debate për programin e qeverisjes.

Ndërkohë që PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën. Deputeti i PD Alfred Rushaj tha opozita e respektoi detyrimin kushtetues.

“Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishin të bënin. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.

Nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha, të cilit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar të flasë pa ardhur kryeministri në sallë.