Rindërtimi pas tërmetit, Kryemadhi në Kombinat: Këtu ka shkelje flagrante procedure dhe grabitje prone

251
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi nga Kombinati se në atë zonë pas tërmetit të 26-nëntorit po kryhet grabitje prone. Në një bashkëbisedim me pronarët e shtëpive në këtë zonë dhe me banorët, Kryemadhi u shpreh se Bashkia e Tiranës, përveç se nuk është e ndershme me qytetarët dhe me banorët.

Sipas Kryemadhit, në Kombinat po bëhet një grabitje flagrante e pronës.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit

Në fakt ndoshta për momentin e vetmja gjë që kemi në dorë është ta denoncojmë si problem, ta bëjmë publike të gjithë këtë shkelje të kësaj procedure edhe flagrante, është grabitje prone. Dhe tjetra ajo që mendoj unë është që mos ndoshta do të ishte mirë që ta bënim edhe një bashkëbisedim më me këmbë në tokë, edhe me letra të shkoqura, të marrim disa inxhinierë ndërtimi dhe disa specialistë, e të shikojmë të ndërtojmë një argumentim dhe një oponencë shumë të qartë që metodologjia që ka ndjekur Bashkia e Tiranës, përveç se nuk është e ndershme me qytetarët dhe me banorët, por nga ana tjetër është flagrante grabitja e pronës dhe ka mënyrë, që sipas ligjit qoftë të urbanistikës, qoftë të emergjencave civile, qoftë të rasteve në fatkeqësi natyrore, aq më shumë për të drejtën juridike, që ti kur je pronar i një prone, edhe në rast se është e rrënuar, ti mund të mos jesh pronari i godinës së rrënuar, por je pronari i truallit. Dhe anë disa gjëra, që edhe këtë plan që ky e ka nxjerrë mediatikisht, me origjinë të kujt është, kush është prodhues i këtij plani dhe ku e ka të miratuar. A e ka konsultuar e para dhe e dyta nëse ka njerëz dhe familjarë që jetojnë me bonus qiraje, sa kohë do rrinë? Ti do ma shembësh pallatin mua, por unë e dua këtu ku e kam, me këtë hapësirë që kam, ose hajde të biem dakord, nëse ti do më spostosh 10 metra, apo 10 km më tutje. Pra, mënyra ose mungesa e informacionit, e cila na fut në dilema edhe ne vetë, jo më ju.